Kylian Mbappe është në dyshime për ndeshjen kundër Real Madridit në Ligë të Kampionëve javën e ardhshme pas largimit nga fusha në pjesën e dytë kundër Marseilles për shkak të lëndimit në këmbë.
Neymar duhet t’i nënshtrohet operacionit pas theu shputën e këmbës, por trajneri Unai Emery tani është në krizë rreth opsioneve të tij në front para ndeshjes së tyre më të madhe të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Javier Pastore zëvendësoi talentin 19-vjeçar në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes së fituar 3 me 0 ndaj skuadrës së Rudi Garcias për të vazhduar tutje në gjysmëfinale të Kupës së Francës. Dy golat nga Angel di Maria dhe një më vonë nga Edinson Cavani i siguruan liderit të Ligës 1 vazhdimin e rrugëtimit të tyre drejtë Kupës së Francës.
Por, lëndimi që mori Mbappe është një shqetësim i madh për skuadrën e PSG-së para takimit me ‘Los Blancos në Parc des Princes në kuadër të xhiros së 1/8-së në Ligë të Kampionëve.
Ish ylli i Monacos ka shkëlqyer në sezonin e tij debutues te PSG duke realizuar 16 gola dhe duke krijuar 11 asistime brenda të gjitha kompeticioneve./arbresh.info/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...