Deri javën tjetër s’ka mësim

08:05 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që të vazhdohet ndërprerja e mësimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar edhe më datë 1 mars 2018 (e enjte) dhe 2 mars 2018 (e premte).

Ky vendim është marrë pas mbledhjes së raporteve për gjendjen e krijuar nga temperaturat e ftohta nëpër komuna dhe në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe duke pasur parasysh të dhënat që dalin nga Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës.

Ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen gjatë këtij gjysëmvjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme