Google ADS

Behgjet Pacolli udhëton për në Japoni

01:02 | 1 Mars 2018
Trina Galanxhi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherit edhe Ministër i punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është nisur drejt një udhëtimi zyrtar në Japoni.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se do të qëndrojë dy ditë në Japoni, shkruan portali arbresh.info

Detaje mbi takimet dhe zhvillimet e udhëtimit në Japoni, nuk janë bërë të ditura.

Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme ka pritur Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesën e lartë të BE-së, Federica Mogherinin, si dhe komisionarin  Johannes Hahn.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Behgjet Pacollit në Facebook:

Sot, pas një dite intenzive dhe me plotë tension, u nisa për udhëtim zyrtarë, dy ditorë, në Japoni (Tokyo). (sic)/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme