Google ADS

Milan në finale, Lazios nuk mjafton Strakosha

23:37 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Milan është finalist i Kupës së Italisë pasi që e ka mposhtur Lazion në gjysmëfinale pas goditjes së penalltive, përcjellë arbresh.info. 

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të pa prekura 0:0.

Koha e rregullt e ndeshjes mbyllet pa gola, teksa ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Pas ekzekutimit të penalltive, Milani ishte më i suksesshëm duke fituar me shifrat 5:4.

Portieri shqiptar Thomas Strakosha (Lazio) i priti dy penallti, por lojtarët e Lazios dështuan më shumë nga pika e bardhë.

Kujtojmë se dhe ndeshja e parë në San Siro ka përfunduar pa gola. 

Milani në finale takohet me Juventusin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme