Atletico Madrid e ka turpëruar Leganesin, Greizmann shënoi të gjithë golat

23:37 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Atletico Madrid ka shkatërruar Leganes, duke e mposhtur me rezultat 4 me 0.

Skuadra e Diego Simeones është e vetmja që po i bën konkurrencë Barcelonës në La Liga, pas fitores së radhës.

Atletico në stadiumin e vet deklasoi Leganes me rezultat 4:0, me katër gola të shënuar nga sulmuesi francez, Antonie Griezmann.

Me këtë fitore, ‘los colchoneros’ forcon pozitën e dytë më 61 pikë, katër më pak se sa Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme