Sasia e madhe e drogës, reagon ministri Xhafaj: Shpresoj që Prokuroria të çojë para ligjit përgjegjësit!

22:41 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Përmes një deklarate të gjatë, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i është referuar sërish këtë mbrëmje aksionit ku u kapën 613 kg kokainë, me një thirrje drejtuar Prokurorisë Shqiptare.

“Kam shpresë se Prokuroria, e cila tani ka kompetencën e hetimit do të jetë në lartësinë e detyrës për të çuar përpara drejtësisë këdo të përfshirë në këtë veprimtari kriminale edhe si mundësi për të larguar çdo spekulim politik dhe mediatik mbi këtë ngjarje.”- ka shkruar Ministri në rrjetin social.

Xhafaj ka shtuar se është i keqardhur jo vetëm si Ministër por edhe si qytetar për sulmet absurde politike që dolën këtë të mërkurë fill pas operacionit për kapjen e kokainës. Më tutje Ministri ka sqaruar se nuk ka patur asnjë përplasje mes tij dhe kryeministrit në lidhje me bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare dhe ato të huaja. Xhafaj shkruan se operacioni ka qenë i Shqipërisë, e më tutje janë njoftuar gjithashtu dhe autoritetet e huaja.

Për më tepër lexoni postimin e plotë:

Një super operacion i Policisë së Shtetit dhe Hetimit Doganor u zhvillua në diskrecion të plotë dhe me rezultatin e pritshëm spektakolar, falë një punë me përkushtim dhe sakrificë njerëzore.

Falenderim dhe mirënjohje të thellë për punonjësit e policisë te përfshirë në këtë operacion, si dhe për përfaqësuesit e agjencive të tjera qeveritare ligj zbatuese që u bënë pjesë e tij. Inkurajim për të vazhduar në këtë rrugë.

Roli udhëheqës dhe ekzekutues i Policisë së Shtetit në kuadër të këtij operacioni është

KONFIRMIM i aftësisë zbuluese dhe investiguese në rritje të Policisë së Shtetit dhe

vullnetit të qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

Keqardhje e madhe jo vetëm si Ministër, por edhe si qytetar i këtij vendi, për reagimet

komplet absurde e kundër produktive, si dhe çdo për trillim të papërgjegjshëm të atyre që kurrë nuk thanë një fjalë të mirë për policinë.

Kam shpresë se Prokuroria, e cila tani ka kompetencën e hetimit do të jetë në lartësinë e

detyrës për të çuar përpara drejtësisë këdo të përfshirë në këtë veprimtari kriminale

edhe si mundësi për të larguar çdo spekulim politik dhe mediatik mbi këtë ngjarje.

Sa për spekulimin për “përplasjen” mes deklaratës time dhe asaj të KM për bashkëpunimin me partnerët, sqaroj se: identifikimi i kokainës dhe personave të lidhur me të, ishte falë Policisë së Shtetit dhe Hetimit Doganor. Pas sekuestrimit të drogës sot, Policia i ka kërkuar agjencive të huaja informacion dhe bashkëpunim për hetime të mëtejshme. Ky është bashkëpunimi me ta.

Faleminderit qytetarëve dhe partnerëve për inkurajimin dhe mbështetjen që po i japin

Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për çfarë ne jemi duke bërë. Mirënjohje për gjithçka!/Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme