Google ADS

Takim Ahmeti-Mickoski, do të realizohet shumë shpejt

22:32 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Të shtunën raportohet të ketë takim mes dy kryetarëve të partive politike që udhëhoqën Maqedoninë për afër 10 vite.

Për TV24, burime brenda BDI-së kanë thënë se takimi do të mbahet ditën e shtunë (3 mars) dhe i njëjti do të ketë agjendë të ngjeshur pasi në tavolinë do të diskutohen çështje të brendshme të Maqedonisë dhe për kontestin e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kontesti i emrit, komunikimi pozitë-opozitë, ligjet reformuese.

Ligji për gjuhët, sipas BDI-së, nuk bisedohet shkaku se ajo për ta është punë e kryer.

Njohja mes dy kryetarëve do të jetë një qëllim tjetër i takimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme