Është ndërlikuar rruga drejt ratifikimit të Projektligjit për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës.
Nëpërmjet një njoftimi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pohuar se LDK ka ndryshuar marrëveshjen në Komisionin për Politikë të Jashtme.
“Nê tekstin që ka dalë nga ky Komision, jo vetëm që është ndërruar renditja e pikave të dakorduara, por Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror, është renditur si pikë e fundit dhe jasht Pjesës përbërëse të këtij ligji”, ka deklaruar AAK.
Njoftimi i plotë i AAK’së:
Kryeministri Haradinaj, Kryetari i Kuvendit Veseli, Shefi i GP Abdullah Hoti, Kryetari Nisma-s Limaj dhe ai i AKR-së Pacolli, kanë arritur marrëveshjen e mësipërme për Demarkacionin!
Ndërkohë teksti i kësaj marrëveshjeje është ndryshuar në Komisioninin për punë të jashtme të Kuvendit, që kryesohet nga LDK-ja, duke e rrezikuar kështu gjithë atë që është arritur me shumë mund për të ardhur deri në këtë pikë.
Nê tekstin që ka dalë nga ky Komision, jo vetëm që është ndërruar renditja e pikave të dakorduara, por Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror, është renditur si pikë e fundit dhe jasht Pjesës përbërëse të këtij ligji!
Është e papranueshme nëse dikush në këtë fazë, me ose pa vetedije, e rrezikon votimin e një marrëveshjeje të dakorduar.
Prandaj ky është alarm për të gjithë protagonistët e kësaj marrëveshjeje, që të mos bëjnë kalkulime politike, por t’i përmbahen pikë për pikë asaj! Në të kundërtën rrezikohet që gjithçka të kthehet në pikën ZERO!
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...