Barcelona ka arritur marrëveshje me Gremio për mesfushorin e talentuar, Arthur.
Marcus, shef i kabinetit të Presidentit të Gremios, Romildo Bolzan e ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Barcelonën.
Skuadra braziliane, Gremio, nëpërmjet Romildo Bolzan, ka konfirmuar marrëveshjen me skuadrën e Barcelonës, për Arthurin.
“Gjithçka është akorduar, shifra e transferimit është e përfunduar. Krejt çka ka mbetur është nënshkrimi i kontratave, që pritet të bëhet këtë javë”, tha Marcus për Mundo Deportivo.
Për shërbimet e Arthur skuadra e Barcelonës do të paguajë 40 milionë euro. /arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën