Google ADS

Irani dhe Izraeli mund të fillojnë një luftë të re gjatë vitit të ardhshëm

21:36 | 28 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Nëse Irani vazhdon të përdorë militantët, afganët dhe pakistanezët, si dhe forcat e veta në Irak, lufta mes Izraeklit dhe Iranit është e pashmangshme deri në vitin 2019.

Milicia jo-iraniane mercenare përbëhet nga: 15 mijë deri në 20 mijë afganë, 5 mijë deri në 10 mijë pakistanez, trupat e Gardës Revolucionare Islamike kanë rreth 8 mijë deri në 10 mijë ushtarë, ushtria e rregullt iraniane ka 5 mijë deri në 6 mijë trupa, transmeton portali arbresh.info

Nëse Teherani përdor milicitë e saj dhe forcat tjera të hartuara për të bërë veprimet e Iranit, si dhe Gardra Revolucionare Islamike të fillojë sulmet ndaj Izraelit, atëherë lufta është e pashmangshme.

Duke pranuar legjitimitetin e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, do të rezultojë në më pak veprime nga Teherani  për të shtypur zërat kundërshtues, sepse duke shkuar në luftë më Izraelin, Teherani do të devijojë popullatën iraniane nga trazirat e brendshme.

“Unë pres që populli iranian do të vazhdojë revoltën kundër sistemit qeverisës”, pati thënë drejtori i CIA-s, Mike Pompeo gjatë kohës së protestave në janar.

Tutje ai pati shtuar se “edhe nëse është Hezbollahu, kërcënimi që paraqet Irani ndaj Libanit dhe Izraelit, është i njejtë me atë të Koresë Veriore që paraqet ndaj SHBA-ve”.

Përsa i përket vitit 2018, konflikti i drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit nuk është vetëm në horizont, por është duke ndodhur.

Përgjimi i një droni iranian mbi Izraelin, rrëzimin e një F-16 izraelit dhe goditjet hakmarrëse kundër synimeve siriane dhe iraniane, janë shenjat e para të konfliktit.

Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut me 18 shkurt, Benjamin Netanyahu duke iu drejtuar ministrit të jashtëm të Iranit, tha: “Mos e provokoni vendosmërinë e Izraelit”.

Tensionet në rritje tregojnë se ato mund të rriten dukshëm gjatë vitit të ardhshëm.

Por a do të shkojnë vendet në luftë? Dhe çfarë do të thotë kjo për paqen dhe sigurinë rajonale?

Ushtria izraelite ka njoftuar se me 10 shkurt ka nisur një sulm “me shkallë të gjërë” brenda Sirisë, për të synuar vendet ku besohej se qëndronte ushtria iraniane.

Kjo ndodhi pas rrëzimit të një prej avionëve të saj brenda Sirisë.

Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi që Teheranin ta quajë destabilizues për rajonin dhe këtë e bëri menjëherë pas marrjes së detyrës. Më pas ai vendosi sanskione gjithpërfshirëse që synonin programet iraniane të raketave balistike në korrik të vitit 2017.

Vendimi i administratës tetor 2017 për të caktuar zyrtarisht Garden Revolucionare Islamike si një organizatë terroriste, është kryer me qëllimin për të penguar luftën e regjimit.

Por duhet bërë më shumë për të përshpejtuar trazirat në rritje në vend dhe për të mbështetur popullin iranian, nga një Iran që po zhytet drejt luftës me Izraelin.

Ka raporte nga burimet izraelite dhe arabe për rifillimin e një lufte mes Izraelit dhe Sirisë. Në pengëse e shtuar po krijohet në epokën e marrëveshjeve post-bërthamore me fuqitë e mëdha, pasi Irani është një lojtar i madh në luftën izraelito –siriane.

Në të vërtetë “lufta në hije” me Izraelit dhe Iranit ka vazhduar me vite, duke na ofruar edhe më shumë te ngjarjet e sotme dhe të ato që priten të ndodhin në vitin 2019.

Së pari, Irani nisi një sulm me raketa në Izrael, të cilin ushtria izraelite e gjurmoi dhe e qëlloi.

Së dyti, izraelitët dërguan aeroplanë në Siri për të goditur qendrën e komandës iraniane që kishte dërguar avionin, në bazën ajrore Tiyas në Siri.

Së treti, forcat që mbështesin Bashar al-Assad kanë gjuajur “dhjetëra” raketa në territorin izraelit, cili detyroi komunitetet izraelite të hynin në bllokim dhe pilotët e një F-16 të braktisnin atë.

Së katërti, izraelitët dërguan tetë avionë luftarakë në Siri dhe sulmuan një dyzinë të objekteve ushtarake sirianë dhe iranianë.

Së pesti, forcat e Assadit kanë kryer një tjetër sulm duke qëlluar 15 deri në 20 raketa anti-ajrore dhe duke detyruar përsëri komunitetin izralit që të hyntë në një bllokadë.

Së fundmi, pranimi për zgjerimin e ushtrisë së Teheranit në Siri, pritet të sjell konlikt shumë më të madh mes izraelitëve, iranianëve dhe të ashtuquajturës milicia Shiia.

Më 10 shkurt, Departamenti i Shtetit ka lëshuar një deklaratë për shtyp ku ka deklaruar se “SHBA-të janë thellësisht të shqetësuara për përshkallëzimin e dhunës në kufinjtë e Izraelit dhe mbështet fuqishëm të drejtën sovrane të Izraelit për t’u mbbrojtur”.

Por në rrezik nga Irani nuk është vetëm Izraeli.

Programet e raketave balistike, i japin mundësi Iranit që të rrezikojë të gjithë rajonin dhe tanimë dihet se Teherani  tashmë ka inventarin më të madh të raketave balistike në Lindjen e Mesme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme