Google ADS

Trajneri i ri zyrtarizohet më 2 mars

21:27 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, konfirmoi për Supersport që emri i trajnerit të ri do të publikohet në kuvendin e ardhshëm të FFK-së, që mbahet me 2 mars.

Sipas Salihut, me pasardhësin e Albert Bunjakut është arritur parakontratë, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet pasi të vendosë Komiteti Ekzekutiv.

Sekretari i qeverisë se futbollit të Kosovës nuk ka dashur të zbulojë emrin trajnerit, por e ka pranuar që ai është me kombësi zvicerane. Sipas të gjitha gjasave, selektori i Kosovës do të jetë Bernard Challandes.

66-vjeçari zviceran aktualisht punon si “scout” tek ekipi Baselit, ndërsa më parë ka qenë përzgjedhës i Armenisë, nga e cila kishte dhënë dorëheqje në mars të vitit 2015 vetëm 1 ditë pasi ishte mposhtur nga Shqipëria në ciklin kualifikues të “Euro 2016”.

Challandes është menaxher në kompaninë e Footuro, që menaxhon 45 futbollistë, në mesin e tyre 12 shqiptarë, pjesë e të cilëve është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme