Google ADS

Cili vend në Europë ofron balancën më të mirë për punë dhe jetë private?

20:47 | 28 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Jashtë punës, pjesa më e madhe e botës përballet me një balancë të kohës për të paguar faturat e nevojshme, kontrollet e emailave dhe mbi marrëdhëniet që kanë.

Por për sa kohë njerëzit arritjë të shikojnë këto gjëra, sa kohë u mbetet për argëtim?

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka shqyrtuar balancën e punës dhe jetën e njerëzve në 38 shtete, dhe rezultatet ndryshojnë në mënyrë të egër, transmeton portali arbresh.info

Të dhënat, të lëshuara këtë muaj, krahasojnë një orë mesatare të punës të popullsisë kundrejt kohës së mbetur për kohën e lirë dhe kujdesin personal.

Orari i gjatë i punës zbatohet për njerëzit që i kushtojnë pesëdhjetë orë ose më shumë orë punë në javë.

Hollanda është vendi që ka zënë vendin e parë për nga balanca në mes të punës dhe jetës private. Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë që punon (0.5%) punon 50 orë ose më shumë në javë, dhe punonjësit mund të presin që të kalojnë 15.9 orë në ditë, mesatarisht, në kohën personale. Holandezët gjithashtu gëzojnë nivele të ulëta të pasigurisë në punë dhe tendosje.

Në Danimarkë, familjeve u ofrohet mbështetje e gjerë financiare dhe praktike, në mënyrë që prindërit të mund të bëjnë më të lehtë punën dhe jetën e tyre në shtëpi, prandaj edhe renditet e dyta në listë.

Gjermania lë pas Suedinë në renditje, ndërsa Franca dhe Spanja janë renditur më lartë se vendet e përmendura.

Zvicra renditet në vendin e 9-të për nga fundi i listës, pasi njerëzit që punojnë nuk është se gëzojnë shumë kohë të lirë.

Ndërkaq, Britania e Madhe është renditur e treta për nga fundi, me më së pakti kohë të lirë në krahasim me vendet tjera të Europës.

Vendi që lufton me balancën në mes të jetës private dhe asaj shoqërore është Turqia.

Turqia renditet vendi më i ulët për balancën e punë dhe të jetës. Punëtorët në Turqi marrin pushim gjatë një dite pune vetëm për të ngrënë dhe gjumë.

Sipas studimit, Turqia është më e ashpër me punëtorët për shkak të mungesës së mundësive për punësim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme