Lladrovci lajm të mirë për qytetarët e Drenasit, ka të bëjë me 15 milionë euro!

20:18 | 28 Shkurt 2018
M. A.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët.

Lladrovci ka theksuar se BERZh-I, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro.

Ai ka shtuar se ky është lajm i mirë për bizneset dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ky është statusi i plotë:

Lajm i mirë nga Londra, BERZh-i, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro. Lajm i mirë për bizneset dhe krijimin e vende të reja të punës.

Urime e gëzuar qytetarë të Drenasit.

Besojmë se projekti për Liqenin akumulues në Vërboc si dhe rregullimi i ujërave të zeza, do të zënë së shpejti vend në projektet e financimit nga donatorët si dhe projektet tjera zhvillimore.

Drenasi ka të ardhme të mirë për qytetarët e vet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme