Boksieri i njohur shqiptar, Erzen Rrustemi, më 3 mars në Karslruhe Rheinstetten të Gjermanisë, do të ngjitet në ring për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës (WBF) në peshat e rënda të boksit profesionist, shkruan albinfo.ch.
“Kundërshtari im i radhës do të jetë Juan Pedro Gugli Elmetti nga Argjentina, të cilin nuk e njoh gjithaq, por që e ka përzgjedhur organizatori i kësaj ngjarje “Sat1” dhe “Ranfighting.de” me të cilin jemi pajtuar për një bashkëpunim më afatgjatë.
Pikërisht për këtë edhe e kam anuluar një meç në Kapshtat të Afrikës, i paraparë për datën 31 mars, shkaku i kushteve më të favorshme, si dhe dëshirës sime që sa më parë të dal në ring”, ka njoftuar boksieri shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Ai ka thënë se është shumë i përgatitur për këtë meç ku është i bindur se do të triumfojë, derisa fitorja do t’ia mundësojë edhe titullin Global Boxing Union World Heavyweight Title (G.B.U).
Ai ka ftuar bashkatdhetarët për përkrahje për këtë meç, ashtu siç e kanë përkrahur deri më tani.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...