Zayn Malik tregon muskujt gjysmë i zhveshur

18:27 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Këngëtari Zayn Malik po qëndron në Majami të Floridës, për të punuar në projektet e reja të cilat pritet ti lansoj së shpejti.

25 vjeçari ka shfytëzuar kohën e lirë për të shijuar temperaturat e ngrohta që po mbizotërojnë atje, shkruan arbresh.info.

Ish antari i grupit One Direction ka treguar muskujt dhe tatuazhet e shumta që ka në trup derisa u fotografua gjysmë i zhveshur në qytetin amerikan.

Në mesin e shumë tatuazheve që këngëtari ka bërë, një të tillë ai ia ka kushtuar edhe të dashurës së tij, supermodeles Gigi Hadid, të cilën e bëri të ditur përmes një video në Instagram.

Ndryshe, derisa Zayn po qëndron në Majami, Gigi është duke punuar në javën e modës në Paris së bashku me motrën e saj Bella./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme