Google ADS

Angelina Jolie dëshiron të hakmerret ndaj Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

17:25 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Aktorja e njohur Angelina Jolie e cila ishte e martuar me aktorin Brad Pitt dëshiron hakmarrje ndaj tij dhe aktores Jennifer Aniston.

Sipas disa burimeve thuhet se Jolie është e opsesionuar nga ‘frika më e madhe’ e saj të ribashkimit të Pitt me Anistonin, shkruan arbresh.info.

Sipas revistës së njohur ‘Woman’s Day’, Jolie është duke u munduar që të jap maksimumin në çdo paraqitje televizive, si në dukje ashtu edhe në sjellje dhe e gjithë kjo vetëm për arsye që të marr vëmendjen e ish-bashkëshortit dhe rivales së tij më të madhe Aniston.

‘Angelina nuk po mund ta duroj mendimin e ribashkimi të tyre, dhe kjo është shumë shqetësuese për të’, tha një burim.

Ndarja e Jennifer Anistonit nga bashkëshorti i saj Justin Theroux ka shtuar edhe më shumë dyshimet e Joliet dhe kjo ka bërë që aktorja të paraqitet në shumë evente të njohura të filmit gjatë këtij viti si, BAFTA dhe American Society Of Cinematograohers./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme