Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti ka thënë se përjashtimi i Agjencisë për Akreditim, nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë, është rezulta i ndërhyrjeve politike.
Hoti ka përmendur se shkarkimi i bordit të kësaj agjencia nga Ministria i Arsimit ka qenë njëri ndër shkaqet e përjashtimit nga organizata evropiane
Ai me anë të një postimi në facebook ka thënë se kjo është një goditje për Kosovën.
Në vizitën e delegacionit më të lartë të Komisionit Evropian në Prishtinë, Kosova përjashtohet nga një organizëm evropian.
Për shkak të shkarkimit jo ligjor të Bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim nga ana e Ministrit të Arsimit më 25 shtator 2017, kjo Agjenci përjashtohet nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në arsimin e lartë.
Në vendimin e Komitetit të kësaj organizate evropiane, theksohet se për shkak të mënyrës se si është shkarkuar Bordi, Agjencia Kosovare e Akreditimit e ka humbur aftësinë që të veprojë në mënyrë të pavarur.
Në letrën e dërguar nga Ministri i Arsimit në këtë organizatë theksohet se vendimi i tij është kërkuar nga Kryeministri mbi bazën e informatave të klasifikuara për veprime jo ligjore të disa anëtarëve të Bordit. Por, deri më tani, Ministri dhe as Kryeministri nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ligjor lidhur me këto shkelje të pretenduara të anëtarëve të Bordit.
Kjo është goditje për Kosovën. Kjo ka qenë arsyeja e mocionit që kemi ngritur në Kuvendin e Kosovës që pika për emërimin e anëtarëve të rinj të Agjencisë Kosovare të Akreditimit të shtyhet derisa Ministri i Arsimit nuk e informon Kuvendin e Kosovës për arsyet e shkarkimit.
Për aq kohë sa kemi këtë qeveri, ne jo që nuk do të integrohemi, por do të largohemi nga Bashkimi Evropian. Është bërë shumë mund për të përmbushur standardet për anëtarësim në këtë organizatë. Ndërkaq, me një vendim të papërgjegjshëm dhe me ndërhyrje politike, kthehemi me vite prapa./Lajmi.net
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...