Kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë është deklaruar optimist që do të kryhet agjenda e Demarkacionit, raporton arbresh.info
Ai ka thënë se i kanë pritur shqiptarët për t’u marrë vesh, e meqë është kryer po i presin edhe komunitetet.
“Nga praktika e dini që seancat për tema të tilla nuk kryhen kaq shpejtë. Unë jam optimist që do të kryet agjenda për ratifikimin e demarkacionit. I kemi prit shqiptarët mu marrë vesh. Shyqyr jemi marrë vesh me shqiptarët i presim edhe komunitetet”, është shprehur Haradinaj.
Kujtojmë dhe njëherë se është shtyrë për javën e ardhshme seanca për Marrëveshjen e Shënjimit të Kufirit me Malin e Zi, pasi që koalicioni qeveritar nuk ka votat e nevojshme për ta miratuar./Arbresh.info/
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...