Google ADS

Valverde: Reali ende në garën për titull

16:31 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka deklaruar se Real Madrid vazhdon të jetë në garë për titull të La Ligës.

Rivali i përbetuar i katalanve u mposhtën mbrëmë nga Espanyol me rezultat 1 me 0, duke mbetur 14 pikë mbrapa Barcelonës.

Pavarësisht kësaj, trajneri i skuadrës katalonase, Ernesto Valverde nuk e përjashton nga gara për titull.

“A e përjashtoni Realin në garë për titull? Unë nuk e përjashtoi asnjë skuadër, përderisa matematika e thotë të kundërtën”, tha Valverde gjatë konferencës për media.

Barcelona nesër do të luajë ndaj Las Palmas në udhëtim, në kuadër të xhiros së 26 të La Ligës. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme