Nesër fillon zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, të cilët në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Në njoftimin dërguar të gjithë zyrtarëve publik, Drejtori i Agjencisë z. Shaip Havolli u ka bërë atyre thirrje që, në përputhje me afatet ligjore, të plotësojnë dhe dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë dhe ka shprehur zotimin se Agjencia Kundër Korrupsionit është e hapur për të bashkëpunuar me të gjithë zyrtarët në fjalë në mënyrë që procesi njëmujor i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses.
Sipas depozitave ligjore, deklarimi i rregullt i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe mbyllet më 31 mars. Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti. Mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal (neni 437 Pikat 1 dhe 2).
Për informata më të detajuara rreth subjektet deklaruese dhe listën e zyrtarëve apo të shkarkuar formularët për deklarimin e pasurisë, vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së:http://www.akk-ks.org/sq/deklarimet#indexmain./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...