Google ADS

Thaçi: Demarkacioni votohet javën tjetër, presim nga BE t’i jap fund izolimit tonë

15:53 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se Demarkacioni do të miratohet javën e ardhshme dhe se pret nga BE që të liroj Kosovën nga izolimi.

Thaçi këtë deklaratë e bëri gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker pas takimit me të dhe Mogherinin e Hahn, shkruan Arbresh.info.

Thaçi tha se as sot Marrëveshje me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare nuk u arrit të ratifikohet në Kuvend mirëpo ka shprehur bindjen se kjo do të ndodh së shpejti.

“Diskutuam edhe për çështjen tjetër, liberalizimin e  vizave. Besoj se të gjithë e kemi të qartë se sot Kuvendi i Kosovës nuk arriti të ratifikoj marrëveshjen. Jam i bindur që marrëveshja do të ratifikohet ditëve të ardhshme dhe në momentin që do të ndodh jam i bindur se presidenti Junker dhe BE do t’i japin fund izolimit tonë”, ka thënë Thaçi.

Ai tha se detyrë e Kosovës është që të siguroj statusin e vendit kandidat për BE dhe se Kosova është e përcaktuar për bashkëpunim fqinjësor me Serbinë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme