Google ADS

Eriksen në radarin e Barçës dhe Realit

15:56 | 28 Shkurt 2018
Arbresh Info

Real Madridi dhe Barcelona janë duke luftuar kokë me kokë për transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen.

Barcelona kishte eksploruar mundësinë për transferimin e Eriksenit në Spanjë verën e kaluar duke e identifikuar atë si një zëvendësues natyral të kapitenit Andres Iniesta, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, ‘Don Balon’ thotë se Florentino Perez është gjithashtu i interesuar për transferimin e Eriksen dhe synon t’i pish planet e Barcelonës në skemën e tyre të mesfushës.

Ashtu si Barcelona, presidenti Perez e kupton që mesfusha e Real Madridit kërkon gjithashtu një rinovim dhe është i vendosur për të transferuar Eriksenin në klub me përfundimin e këtij sezoni. Negociatat do të zhvillohen gjithashtu ndaras derisa Real Madridi vazhdon të kërkoj edhe shërbimet e bashkëlojtarit të Eriksenit, Harry Kanes.

Këtë javë, agjenti i lojtarit Martin Schoots ka zbuluar:

“Nuk i komentoj aq thashethemet. Por, kur klubet përmenden klube si Real Madridi, Barcelona dhe Manchester United është gjithmonë një kompliment”

“Që nga koha kur Christian ishte 14-vjeçar, klubet e mëdha kanë shfaqur interesim”

26-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka krijuar shtatë asistime brenda 27 paraqitjeve këtë sezon në Premierë Ligë./arbresh.info/

Të ngjashme