Haradinaj flet me deputetët e VV-së, Donika Kadaj ia kthen shpinën

15:25 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është parë sot gjatë seancës së jashtëzakonshme për Demarkacionin duke diskutuar me disa deputetë të Vetëvendosjes, bashkë me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Mirëpo, në këto momente është parë deputetja Donika Kadaj-Bujupi duke ia kthyer shpinën kryeministrit, Haradinaj, shkruan Arbresh.info.

Kadaj-Bujupi ka qenë pjesë e partisë së Ramush Haradinaj, AAK-së, deri në prill të vitit 2016 kur kaloi zyrtarisht në Lëvizjen Vetëvendosje. /Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme