“Ne besojmë se është e papranueshme që terroristët të ndahen në ‘të mirë’ dhe ‘të këqinj’. Rusia do të vazhdojë të luftojë me insistim kundër kësaj zbatueshmërie të pistë me standarde të dyfishta”, tha Lavrov duke folur në sesionin e 37-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili ka filluar në zyrën e OKB-së në Gjenevë.
Lavrov ka shtuar se në kuadër të kësaj Rusia do të vazhdojë mbështetjen e saj për ushtrinë e regjimit në Siri.
“Sot, populli i Sirisë përballet me krizën më të tmerrshme humanitare”, tha Lavrov duke mbrojtur idenë e tij se përkundër faktit që Rusia me regjimin e Asadit kanë shpallur hapjen e një korridori njerëzor për evakuimin e civilëve në Gutën Lindore por se opozitarët në rajon e kanë penguar këtë.
Ndër të tjera Lavrov pretendon se opozitarët në Gutën Lindore kanë hapur zjarr me artileri të topave ndaj Damaskur dhe se kanë penguar ndihmën humanitare dhe evakuimet.
Shefi i diplomacisë ruse kërkoi të formohet një mision i përbashkët nga OKB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) në Rakka, e cila është lënë në mëshirën e koalicionit dhe është shndërruar në rrënoja si pasojë e bombardimeve.
Ai thekson se lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar duhet të bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe legjislacionet kombëtare.
“Në këtë kontekst, ne jemi shumë të shqetësuar për këmbënguljen e qeverisë amerikane për të mbajtur të haupur burgun e paligjshëm në Guantanamo ku të burgosurit nuk janë gjykuar dhe i janë nënshtruar rregullisht torturës”, potencoi Lavrov.
Seanca e 37-të e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të vazhdojë deri më 23 mars./AA/
Mësohet se sa do të mungojë Neymari pas të lëndimit të radhë...
Macron, Scholz e Tusk, të shqetësuar për situatën në Gjeorgj...
Uragani Rafael godet Kubën/ Pezullohen fluturimet dhe mbylle...
Raportet Trump-Kosovë, çfarë ishin dhe çka mund të pritet
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Zyra e KiE-së në Prishtinë organizon një tryezë diskutimi, m...