Haxhiu: LDK, me mendësi të ndrydhur e nënshtruese

14:05 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu e ka kritikuar LDK-në duke thënë se nuk ka nevojë të jetë mazhorancë për t’i dhënë përkrahje projekteve të dëmshme.

Sipas saj, LDK-ja është parti me mendësi të ndrydhur e qasje nënshtruese, shkruan Arbresh.info.

Lexoni të plotë statusin e saj në Facebook:

LDK nuk ka nevojë të jetë mazhorancë për t’i dhënë përkrahje projekteve të dëmshme.

Dëmet, gabimet dhe nënshtrimin karshi pushtetit, në vazhdimësi e ka bërë sa ka qenë në opozitë, sikur edhe tani.

Marrëveshja e prillit të vitit 2013, që i hapte rrugë “Zajednicës”, u ratifikua me ndihmën e LDK’së, poashtu Ligji për Amnistimin e kriminelëve serb dhe tani LDK njësoj, me mendësi të ndrydhur e qasje nënshtruese!./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme