Ylli i Barcelonës, Lionel Messi thuhet se nuk ka vendosur për të ftuar ende në shtëpinë e tij talentin Ousmane Dembele.
Messi është njëri nga figurat me ndikimin më të madh në Camp Nou dhe qëndron si një zëvendës kapiten prapa Andres Iniestas, transmeton portali arbresh.info. Ai duket madje se i mirëpret të rinjtë në klub duke i ftuar në shtëpinë e tij për skarë.
Messi dhe Luis Suarez thuhet se organizojnë këto lloj eventesh, ndërkohë që Philippe Coutinho tashmë është mirëpritur mirë nga dyshja pas transferimit të tij nga Liverpooli në Barcelonë gjatë muajit të kaluar. Messi dhe Coutinho thuhet se kanë arritur të krijojnë një raport të mirë shoqëror, ashtu siç kishte arritur të bëjë argjentinasi edhe me Neymarin në të kaluarën.
Raportet në Spanjë sugjerojnë që një lojtar tjetër ka mbetur ende pa u ftuar deri tani në shtëpi nga Lionel Messi. Bazuar në ‘Diario Gol’, Dembeles i janë ofruar pak mundësi për tu integruar në skuadrën e ngushtë të Barcelonës dhe talenti i nuk është ndihmuar aspak nga Leo Messi që e ka refuzuar atë kur ka bërë ftesa për skarë, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, vendimi i Messit për të mos thirrur Dembelen besohet se nuk është bërë për shkak se nuk i pëlqen anësori.
Dembele supozohet se është i lumtur për të qenë i vetëm dhe të njëjtë gjë ka vendosur për ta bërë edhe Messi në lidhje me të. Thuhet se personaliteti i Dembeles ka bërë që atij të mos i shtrohet një ftesë nga rrethi i ngushtë e Messit deri tani./arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...