Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përshëndeti aksionin e fundit të Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.
Meta duke theksuar rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkoi thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë.
Presidenti Meta përshëndet rolin e Anti-Mafias italiane dhe paralajmërimet e saj konsistente për rrezikun që i vjen, jo vetëm Shqipërisë dhe Italisë, por edhe rajonit, nga fuqizimi i krimit të organizuar.
Meta thekson në mënyrë të përsëritur domosdoshmërinë për rritjen e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar dhe inkurajon pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese nga elementët e inkriminuar, në funksion të përmbushjes me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese.
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...