Arsene Wenger thotë se sigurimi i pozitës së tij si trajner në Arsenal është “shqetësimi i fundit” pas disfatës së gjashtë nga 12 ndeshjet e vitit 2018.
“Topçinjtë” do të përballen me liderin Manchester City në kuadër të Premierë Ligës të enjten, katër ditë pas disfatës 3 me 0 nga City në finale të ‘Carabao Cup’ në Wembley, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali është 27 pikë prapa Cityt dhe 10 pikë larg pozitës së katërt që i siguron kualifikimin direkt në Ligë të Kampionëve për sezon e ardhshëm.
Wenger, i cili është trajner në Arsenal që nga viti 1996, ka thënë se ai është “mahnitur” që duhet ende t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij në Emirates.
68-vjeçari francez nënshkroi kontratë të re dy vjeçare në muajin maj të vitit 2017 pasi i siguroi tri herë FA Kupën gjigantit anglez brenda katër sezoneve, megjithëse ata dështuan për tu kualifikuar në Ligë të Kampionëve për herë të parë pas 20 viteve.
“Kam kthyer gjithë botën poshtë për të respektuar kontratën time”, shtoi ai. “Pozita ime është shqetësimi i fundit për momentin. Shqetësimi im është të fokusoj skuadrën dhe të bëjë të gatshme për ndeshjen e nesërme”
Takimi Arsenal – Manchester City zhvillohet të enjten duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...