Cristiano Ronaldo thuhet se e fajëson drejtorin Florentino Perez dhe trajnerin Zinedine Zidane për problemet e Real Madridit këtë sezon.
Gjiganti spanjoll është duke kaluar një sezon mjaftë dëshpërues dhe mbrëmjen e kaluar Espanyoli ia shkaktoi disfatën e pestë sezonale derisa ata vazhdojnë qëndrimin 14 pikë prapa Barcelonës, transmeton portali arbresh.info. Real Madridi nuk arriti të rikthehet pas golit befasues në sekondat e fundit të minutës së tretë shtesë kundër Espanyoli kaloi në epërsi pas golit nga Gerardo Moreno.
Shpresat e Real Madridit për të siguruar ndonjë trofe madhështor mbeten vetëm në Ligë të Kampionëve, ku ata kanë si kundërshtar Paris Saint Germainin në kuadër të xhiros së 1/8-së.
Ky sezon është plotësisht ndryshe nga ai i vitit të kaluar ku Real Madridi siguroi titullin në ligë dhe dy trofe evropian. Cristiano Ronaldo, i cili pushoi mbrëmjen e kaluar në disfatën ndaj Espanyolit, tashmë ka drejtuar gishtin te Perez dhe Zidane.
Bazuar në ‘Diario Gol’, Ronaldo është i frustruar me biznesin që Perez ka bërë gjatë verës. Yjet si Alvaro Morata, James Rodriguez dhe Pepe ishin lejuar të largohen nga Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo beson se transferimi i Jesus Vallejos, Theo Hernandezit dhe Dani Ceballosit nuk ka qenë i mjaftueshëm për t’i zëvendësuar atë. Por, Perez nuk është i vetmi në të cilin Cristinao Ronaldo është zemëruar. Gazeta e lartpërmendur shton që portugezi e sheh Zidanen si një bashkëpunëtor me presidentin e Real Madridit.
Ronaldo thuhet se dëshiron që Real Madridi të përforcohet me lojtarë që janë në gjendje të zënë pozita startuese. Ai përmend eksperimentin e dështuar të këtij sezoni me të rinj si një evidencë të cilës Real Madridi duhet t’i shmanget./arbresh.info/
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...