Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë, kundër të akuzuarve F.T. dhe R.K., që të dy zyrtar policor për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, të KP-së.
Sipas aktakuzës të pandehurit F.T. dhe R.K., në cilësi të bashkëkryerësve si persona zyrtar, nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër.
Komunikata e dërguar për media nga Prokuroria tregon se të pandehurit F.T. dhe R.K., në cilësi të zyrtarëve policor – pjesëtarëve të Policisë së Trafikut Rrugor në Prizren, gjatë orarit të punës, e pasi që e sekuestrojnë përkohësisht automjetin për shkak të vetaksidentit, nuk hapin rast për vetaksident dhe me dashje lirojnë automjetin e tipit Volvo V40 dhe ia dorëzojnë personit F.K., edhe pse e kanë ditur se ky automjet është vetaksidentuar dhe ka rezultuar i pazhdoganuar, në të njëjtin janë vendosur targat e regjistrimit që nuk i përkisnin dhe si i tillë nuk është dashur të lirohet nga ana e të pandehurve, por të dorëzohet në terminalin doganor në Prizren, për zhdoganim, transmeton Express.
Me këto veprime në bashkëkryerje të pandehurit F.T. dhe R.K., kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31të KP-së.
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës