Google ADS

“Do të mblidhet komisioni për punë të jashtme ta ndryshojë nenin e marrëveshjes për të cilin jemi dakorduar”

11:24 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avudllah Hoti ka thënë se do të mblidhet Komisioni parlamentar për punë të jashtme që të ndryshohet teksti i marrëveshjes së Demarkacionit.

“LDK është e kënaqur që është arritur koncensusi. Në seancë ju e patë cilat parti janë, ne ftojmë edhe Vetëvendosjen ti bashkohet. Tani do të mblidhet komisioni për politikë të jashtme dhe ta ndryshoj tekstin ashtu siç e kemi arritur marrëveshjen”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme