Google ADS

Deputetët e VV i gëzohen tej mase kthimit të Frashër Krasniqit në Kuvend

11:00 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi i është rikthyer sot Kuvendit pas një mungese disa muajshe.

Kjo pasi, Krasniqi dhe katër aktivistët e tjerë të VV-së të akuzuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës janë liruar dhe do të gjykohen në liri nga Gjykata e Apelit e cila e ka kthyer procesin në pikën zero, shkruan Arbresh.info.

Deputetët e tjerë të VV-së e kanë pritur me gëzim ardhjen e Krasniqit sot në seancën e jashtëzakonshme për Demarkacionin.

Më e lumtura është parë Donika Kadaj-Bujupi e cila e ka përqafuar fortë atë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme