Google ADS

Paçarizi: Vota pro demarkacionit, forcon shtetësinë e Kosovës

11:01 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sot do të mbahet Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në këtë seancë do të bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Analisti Rrahman Paçarizi, vlerësoi se po të kishim klasë të përgjegjshme politike demarkacioni do të votohej në javën e kaluar.

“Partitë politike duhet ta kenë të qartë se demarkacioni duhet të kalojë, sidomos sot që vjen për vizitë delegacioni i lartë nga BE-ja, debati tani është shterur dhe nuk ka arsye për shtyrje. Kjo kauzë është nisur nga Z.Haradinaj dhe nëse z.Haradinaj është bindur se kjo marrëveshje do të votohet, të tjerat parti nuk arsye të mos votojnë këtë marrëveshje”, tha ai sot në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kuvendi i Kosovës për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Sipas tij Lista Serbe pret nga Beogradi dhe ajo do të tentojë ta shtyjë votimin për të demonstruar se Serbia vendos për 10 për qind në Kosovë. “Ky është faj i institucioneve të Kosovës”, theksoi ai.

Paçarizi pret se ndonjë deputet i Vetëvendosje do të mund të votojë sot Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

“VV-ja nuk pritet se do të votojë, por do të dalë ndonjë deputet që marrëveshje do të mund të votojë”, tha ai.

Vota pro ratifikimit të Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, do ta forcojë shtetësinë e Kosovës.

“Nëse humbni hapin tani për liberalizimi të vizave, do të humbim shumë si Kosovës dhe duhet të presim shumë të për përfituar lirinë e lëvizjes. Nëse nuk votohet sot marrëveshja, atëherë do të kemi humbje dhe nuk jemi në pozitë për zhvillime të reja”, deklaroi .

Ai pret se deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk duhet të zhgënjejnë sot qytetarët e Kosovës që të mbesim edhe për një kohë të izoluar./RTKlive

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme