Google ADS

Cristiano Ronaldo i shtron kërkesë Zidanes rreth formacionit kundër PSG-së

10:04 | 28 Shkurt 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo raportohet se ka kërkuar nga Zinedine Zidane të mos e vendos në formacionin startues Theo Hernandezin kur Real Madridi të përballet të martën me Paris Saint Germain.

Real Madridi është favorit për të vazhduar tutje pas fitores 3 me 1 në ndeshjen e parë kundër gjigantit francez të zhvilluar dy javë më parë, transmeton portali arbbresh.info. Por, ata do të jenë në mungesë të qendërmbrojtësit Marcelo në Parc des Princes për shkak të suspendimit.

Real Madridi transferoi Hernandezin nga rivali lokal Atletico Madridi verën e kaluar për të shfrytëzuar atë kur mbrojtësi brazilian nuk është në dispozicion.

Megjithatë, duket që dy nga yjet kryesor te Real Madridi nuk kanë besim në Hernandezin para ndeshjes kthyese kundër PSG-së.

Bazuar nga ‘Diario Gol’, kapiteni Sergio Ramos nuk është i bindur gjithashtu nga Herandez dhe ai ua ka thënë madje këtë lojtarëve në dhomën e zhveshjes te Bernabeu.

Ronaldo ndan të njëjtin mendim dhe raportohet se ia përcjellur shqetësimin e tij edhe trajnerit Zinedine Zidane.

Ronaldo dhe Ramos duket se preferojnë të dy të shohin Nacho Fernandezin në formacion si një anësor kundër Paris Saint Germaini./arbresh.info/

Të ngjashme