“When I Hear Your Name” është këngë më e re e Mentor Hazirit, të cilën e ka publikuar me videoklip.
Kënga që në shqip do të thotë “Kur e dëgjoj emrin tënd”, është punuar me një ekip të madh njerëzish, ndërsa sjell në klip një nga ikonat e bukurisë shqiptare.
Në një bisedë për Telegrafin, artisti këngëtari kishte treguar detajet e këngës së tij më të re në anglisht, me të cilën synon depërtimin në tregun ndërkombëtar.
https://www.instagram.com/p/Bfs2IMHgWE2/?taken-by=mentorhaziri
Ai ka treguar se kënga është realizuar ne Dublin me një orkestër gjigante, përfshirë frymorët dhe harqet e orkestrës së Radio Televizionit Irlandez RTE, dirigjentin e orkestrës simfonike të Irlandës në Piano, saksofonisti i artistit legjendar Van Morrison si dhe kitaristi i tij.
Për vokalet përcjellëse është angazhuar Sharon Gaynor, finaliste në “The Voice of Ireland”. Kënga është shkruar nga një artist irlandez dhe është një ribërje.
“Titulli është në anglisht pasi që edhe kënga është në gjuhën angleze”, ka thënë Mentor Haziri për telegrafin.
Videoja muzikore është zbukuruar me pjesëmarrjen e bukuroshes Agnesa Vuthaj.
“Agnesën e kam mikeshë të vjetër të cilën e falënderoj shumë sepse më ka nderuar me pjesëmarrjen e saj dhe me bukurinë e rrallë që e ka, do befasohemi nga paraqitja e saj. Ideja ka qenë që moti, po ja tani i erdhi radha për ta realizuar”, ka treguar Haziri.
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër