Votat e pamjaftueshme deri më tani për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit , vazhdojnë të jenë pikë kyçe edhe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohet dhe të ratifikohet kjo marrëveshje, shkruan arbresh.info.
Kjo për shkak se ani pse koalicioni qeverisës thuhet që për ratifikimin e kësaj marrëveshje i ka edhe votat e LDK-së, është e pamjaftueshme që kjo marrëveshje të ratifikohet për shkak se Lëvizja Vetëvendosje kategorikisht është deklaruar kundër kësaj marrëveshje, derisa të njëjtën gjë e ka deklaruar edhe Lista Serbe.
Por se a do ta kushtëzojë Lista Serbe votimin e demarkacionit me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se a do të votohet demarkacioni sot, për analistët në vend kjo gjë mbetet e paqartë.
Ata vlerësojnë se pavarësisht që po thuhet që ka konsensus për këtë marrëveshje nuk presin që ratifikimi i demarkacionit të ndodhë sot.
Analisti politik Bajrush Morina thotë për arbresh.info se një koalicioni të cilit i mungon një votë nuk mund të marrë vendime të mëdha.
“Nesër nuk pres që të ndodhë mrekullia, as të votohet Demarkacioni. Një koalicion I krijuar për 1 votë, gjithmonë do ti mungojë një votë. Me një votë të munguar nuk mund të kemi të ashtuquajtura “vendime të mëdha!’. Aq më tepër, me arrogancën e kryeministrit Haradinaj vështirë se mund të merren vendime gjithë shqiptare në Kuvend. Haradinaj po sillet edhe “lypës edhe krenar!” edhe “humbës edhe fitues”, ka thënë ai.
Morina, ka deklaruar se kryeministri Haradinaj duhet ta kërkojë votën e opozitës për këtë çështje.
“Ai duhet të marrë një vendim. Ta kërkojë votën e opozitës shqiptare në radhë të parë të LDK-së, ta pranojë publikisht se Demarkacioni ka fuqi juridike vetëm ratifikimi i Marrëveshjes së Vjenës së vitit 2015 dhe se gjithë dokumentet e tjera “orientuese” janë fontanë dëshirash të Ramush Haradinajt dhe të kërkoj falje publike për vonesën 3 vjeçare që i shkaktoi popullit të Kosovës duke krijuar një kauzë të rrejshme për humbje territoresh. Sot kësaj rrene nuk i besojnë as gjysma e anëtarësisë së AAK-së e lere më populli i Kosovës”, ka pohuar ai.
Ndërsa, analisti tjetër Leon Duhanaj ka deklaruar se askush nuk mund të parashikoj epilogun e saktë për atë se çfarë do të ndodhë sot me demarkacionin.
“Nuk ka temë e cila nuk keqpërdoret për interesa të pakuptimta. Për ketë flet edhe amullia që mbizotëron rreth seancës që pritet të mbahet sot. Qytetarët janë shërbyer me lajme e njoftime të llojllojshme, për konsensus të arritur politik rreth kësaj çështje. Megjithatë askush s’mund ta parashikoj epilogun e saktë për sot”, ka thënë ai.
Duhanaj, thotë se Lista Serbe është dorë e zgjatur e Serbisë dhe se për këtë nuk ka vullnet ta përkrah demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
“Lista Serbe, dihet që është dorë e zgjatur e Serbisë dhe, nuk ka vullnet ta përkrah demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Kjo ndodhë sepse përmbyllja e demarkacionit, nënkupton edhe regjistrim apo njohje ndërkombëtare të kësaj linje kufitare, në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Serbia, bashkë me ndihmën e Rusisë dhe agjenturave të tyre në rajon bënë përpjekje që ta destabilizoj pikërisht Kosovën dhe Malin e Zi, me qëllimin që ta shpallë këtë zonë të pamenagjueshme në kornizat e tanishme. Ta shpallë Kosovën shtet jo funksional dhe problem për paqen në rajon. Një epilog i tillë do ta realizonte ëndrrën serbe për ndarje të Kosovës. Kjo linjë kufitare, nëse ratifikohet dhe mbyllet si proces, do ta dëmtonte shumë planin serb”, ka thënë ai.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e po ashtu edhe zyrtarë të tjerë të vendit kanë kërkuar përkrahje për këtë marrëveshje edhe nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje e po ashtu edhe nga Lista Serbe./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën