Instituti KIPRED organizon diskutimin e gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore të raportit hulumtues të titulluar “Kompensimi i viktimave të Krimit: Reagimi ndaj rasteve të dhunës në familje dhe trafikimit me qenie njerëzore”.
Kjo është analiza e parë e detajuar e programit për kompensim të viktimave në Kosovë.
Raporti ofron një analizë të programit pë kompensim, proceseve dhe procedurave të kompensimit, si dhe sfidave dhe vështirësive të hasura deri tani.
Raporti po ashtu ofron rekomandime konkrete për institucionet relevante për të përmirësuar qasjen në kompensim të viktimave posaqërisht atyre të dhunës në familje dhe trafikimit.
Raporti është pjesë e një serie botimesh të parapara në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive” nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis.
Projekti synon që, mbi të gjitha, të përmirësojë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Kosovë duke e angazhuar në mënyrë aktive shoqërinë civile në monitorimin dhe rritjen e trysnisë publike mbi strukturat gjyqësore dhe jo-gjyqësore për të drejtat e njeriut, në përmbushjen e mandatit të tyre për të drejtat e njeriut.
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...