Në momentin kur diçka nuk funksionon mirë me sistemin urinar, fillojnë të shfaqen simptoma të ndryshme, duke filluar nga gjaku në urinë deri tek ndjesia e djegies dhe nevoja për të urinuar shpesh dhe në mënyrë urgjente.
Para se të gjejmë shkaktarin e problemit, është e rëndësishme që të dimë çfarë konsiderohet normale në termat e shpeshtësisë së urinimit. Nuk ka një numër të saktë, duke qenë se disa njerëz urinojnë më shumë se të tjerët, megjithatë, në përgjithësi të rriturit duhet të urinojnë 6-8 herë në ditë, dhe ndoshta edhe ndonjëherë gjatë natës.
Megjithatë, nuk është urinimi shpesh ai që mund të sinjalizojë se diçka nuk shkon me fshikëzën e urinës. Ja cilat janë disa nga shenjat më të zakonshme që paralajmërojnë për probleme me fshikëzën e urinës dhe si mund ta trajtoni.
Gjak në urinë: Gjaku në urinë mund të jetë simptomë e gurëve në veshka. Gurët mund të gërvishtin veshjen e brendshme të traktit urinar, duke shkaktuar inflamacion dhe gjakrrjedhje me urinën. Gjaku mund të rrjedhë edhe si pasojë e inflamacionit në fshikës, si infeksioni i traktit urinar. Ky i fundit mund të trajtohet lehtësisht me antibiotikë, prandaj duhet të bëni një vizitë mjekësore nëse vëreni gjak kur urinoni.
Ngjyrë shumë e errët e urinës: Nëse urina duket më e errët se zakonisht, atëherë është shenjë e dehidratimit. Në këtë rast, konsumoni më shumë ujë dhe shikoni nëse keni përmirësime.
Djegie gjatë urinimit dhe urinë e turbullt: Urina e turbullt në vetvete nuk sinjalizon për ndonjë gjë të keqe. Por nëse është e turbullt dhe ka një erë shumë të rëndë, si amoniak, mund të jeni të dehidratuar. Nëse urina është e turbullt dhe keni gjithashtu dhimbje gjatë urinimit, mund të keni ndonjë infeksion në sistemin urinuar, në fshikëz ose uretër.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...