Bild: Kur do të ndizet raketa e blerë me miliona nga Werderi?

23:23 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica, është blerja më e shtrenjtë në histori të Werderit.

Erdhi para katër javësh nga Holanda, pikërisht nga Vitesse Arnheim, por deri më tani nuk ka arritur të tregojë edhe shumë nga talenti i tij.

E dashura e tij Belkiz Kera, e ka lënë nën hije lojtarin në këto javët e para, pasi para ndeshjes me Schalke, ajo postoi një foto ku dukej shumë e bukur, shkruan Bild.

Ndaj  Freiburgut ai luajti vetëm 16 minuta, ndërsa nuk luajti fare me Wolfsburgun dhe Hamburgun.

Por a janë humbur 7.5 milionë euro që u paguan për raketën?

Sipas Jeroen Kapteijns, ekspert i futbollit holandez, që punon në De Telegraaf, lojtarit duhet t’i ipet kohë.

“Rashica nuk ka nevojë për ndihmë, është investim për të ardhmen”, ka thënë Kapteijns për BILD.

“Kampionati holandez e ka humbur kualitetin, sidomos në vitet e fundit. Miloti duhet të mësohet tani me nivelin e lartë të Bundesligës. Mund të ndodh që të mos e shohim më të mirën e tij deri në sezonin e ardhshëm”.

Rashica aktualisht sa i përket formacionit mbetet prapa Aron Johannssonit dhe Zlatko Junuzovicit.

Kapteijns beson në kualitetet e Rashicës: “Ai do të bëhet lojtar startues i Werderit. Ai e ka talentin e Marko Arnautovicit. Vetëm se nga mendja është më i qetë (qesh)”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme