Google ADS

Meta: S’ka pasur dhe nuk do ketë veto të Greqisë për integrimin e Shqipërisë

22:55 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kreu i Shtetit, Ilir Meta duke folur në “Studio e Hapur” u shpreh i qartë se Greqia nuk mund të vendosë veto për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE.

Meta u shpreh se as ka ndodhur, as do të ndodhë që Greqia të jetë pengesë për Shqipërinë.

“Mendoj se është spekuluar me një gjë të tillë.

Askush nuk më ka thënë që procesi të jetë i kushtëzuar me hapjen e negociatave, pasi një kushtëzim i tillë nuk i shërben as Shqipërisë, as Greqisë dhe as vlerave të familjes europiane”, tha Meta./ Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme