Gjashtë emigrantë vdiqën nga moti i ftohtë, ndërsa ata u përpoqën të kalonin në territorin turk nga rajoni i Kurdistanit, njoftoi një zyrtar lokal.
Një grup prej 10 vetash u bllokua pranë lumit Mergasur në kufirin midis Kurdistanit dhe Turqisë juglindore, zbuloi shefi i distriktit të Mergasurit, Ghafour Malswari, transmeton portali arbresh.info
Gjashtë prej qytetarëve u ngrinë për vdekje, ndërsa katër të tjerët arritën të mbërrinin në tokën turke, ku ata menjëherë u dërguan në spital, shtoi Malswari.
“Një numër qytetarësh dëshironin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Turqi, por u bllokuan pranë lumit Mergasur në kufirin midis Turqisë, ku të ftohtët vrau gjashtë prej tyre”, i tha ai Kurdistanit 24.
Tre nga katër të tjerët që arritën të kalojnë janë në gjendje kritike, tha zyrtari, duke shtuar se “po punojmë për t’i kthyer ata në Kurdistan”.
Sipas Malswari, në mesin e viktimave ishin katër fëmijë, një grua dhe një mashkull që kishte udhëtuar nga Falluxha për të kaluar kufirin në Turqi.
Mergasur është një qytet i vendosur në veri të Erbilit, kryeqyteti i Rajonit të Kurdistanit, pranë kufirit me Turqinë.
Temperaturat në qytet zakonisht bien nën zero gradë Celsius gjatë kohës së dimrit./Arbresh.info/
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...