Google ADS

Kjo vitaminë “shqelmon” gripin

20:47 | 27 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Kur mendojmë për një lëndë ushqyese për të luftuar ftohjet dhe gripin, shumica prej nesh e mendojmë vetëm vitaminën C.

Edhe pse kjo vitaminë është jetike dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për sistemin imunitar, shkronja tjetër e alfabetit meriton më shumë respekt.

Vitamina më e rëndësishme për rritjen e sistemit imunitar është vitamina D, transmeton portali arbresh.info

Vitamina D është para-hormon dhe në të gjitha format e saj rrit sistemin imunitar, stimulon proteinat dhe redukton inflamacionin.  Efektet imune të kësaj substance janë shumë mëdha, pasi shkatërron edhe qelizat kancerogjene dhe mbështet funksionimin e trurit.

Në një studim zbulohet se fëmijët që janë të ekspozuar para diellit, kanë nivele të mëdha të vitaminës D dhe janë shumë pak të ndjeshëm ndaj gripit.

Vitamina D ndryshe njihet edhe vitamina e diellit dhe merret më së miri përmes diellit.

Studimi i fundit i botuar në “British Medical Journal” ka gjetur se plotësimi i vitaminës D zvogëlon rrezikun e infeksioneve të frymarrjes, duke përfshirë ftohjet dhe gripin.

Shkencëtarët kanë gjetur se plotësimi i kësaj vitamine është shumë me efektiv dhe medikamentet tjera kundër gripit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme