Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit dhe themelues i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se do të jetë në dorën e deputetëve, nëse do të vendosin ta izolojnë Kosovën, ose t’ia hapin rrugët, duke votuar ‘pro’ ose ‘contra’ Demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas Dedës, rreshtimi i Kosovës krahas shteteve perëndimore, i ka sjellë çlirimin dhe pavarësinë e vendit, shkruan Periskopi.
Ky reagim i Dedës ka ardhur një ditë para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme ku do të votohet për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Reagimi i plotë i Dedës:
Nesër, 120 deputetë e kanë në dorë izolimin apo ecjen e Kosovës me perëndimin. Për pasoja s’ka nevojë të shikojmë larg nesh, ato janë këtu – mund t’i shohim rreth nesh.
Para gati 3 dekadash, shqiptarët në Kosovë u rreshtuan kah perëndimi dhe me këtë rreshtim u arrit edhe çlirimi edhe pavarësia e Kosovës.
Para gati 3 dekadash, në Shqipëri po shembej një prej regjimeve më të egra komuniste në botë. “Bar do hamë, por kurrë nuk i dorëzohemi imperializmit dhe revizionizmit perëndimor” ishte parulla dhe ideologjia enveriste, me të cilën Shqipëria u mbajt e izoluar me dekada. Pasojat e atij regjimi ende shihen në Shqipëri, edhe pas 30 vjetëve.
Para gati 3 dekadash Serbia – në dehjen nacionaliste dhe shoveniste – vendosi që të konfrontohet me shtetet perëndimore që t’i “korrigjojë të gjitha padrejtësitë historike të bëra ndaj popullit serb”. Tokat dhe territoret serbe nuk mund t’i faleshin armiqëve të përbetuar me shekuj, bërtisnin gjithandej ekstremistët serbë të gjitha kategorive – politikanë, pozitë e opozitë, akademikët e ndryshëm, të shkolluarit dhe të paarsimuarit. Dihet si përfundoi dehja shoveniste dhe nacionaliste serbe.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...