Anulon dasmën, vërejti se burri kishte nisur të bëhej qeros

20:30 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Një mjek indian është martuar me një të huaj pasi ajo që do të bëhej bashkëshortja e tij e la në altar kur zbuloi që atij po i binin flokët.

Ravi Kumar ka udhëtuar rreth njëmijë kilometra nga Nju Delhi për në Sugauli për t’u martuar me gruan që nuk e kishte takuar asnjëherë, transmeton portali arbresh.info

Familja e tij e aranzhoi martesën për një vit, pasi babai i nuses qëndroi në shtëpinë e babait të Dr. Kumar tri herë.

Shumica e ceremonisë shkoi mirë, sipas Dainik Bhaskar.

Por tragjedia ndodhi kur neurokirurgu hoqi shaminë ceremoniale e nusja u shokua kur pa se atij ishin duke i rënë flokët.

Ajo refuzoi në vend të martohej me të, duke u shndërruar dasma në një kaos me tentime të panumërta për t’ia ndërruar mendjen asaj.

Ani pse e la nusja në altar, Kumar ishte i vendosur të kthehej në shtëpi si burrë i martuar.

Familja e tij kërkoi nga këshilli i fshatit ta ndihmonte, ku ata i sugjeruan atij Neha Kumarin, vajzën e një shitësi të vargër.

Çifti u martua në tempull para familjes së tij, dy ditë pas ceremonisë së dështuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme