Reshjet e borës në vend pothuajse nuk janë duke ndaluar për asnjë moment.
I kontaktuar nga Indeksonline, zv/ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka bërë të ditur se të gjitha rrugët regjionale dhe rajonale janë të kalueshme me gjithë intensitetin e borës së shtuar në orët e fundit.
“Të gjitha kompanitë janë në teren duke pastruar dhe duke hedhur kripën. Apelojmë qytetarët për kujdes të shtuar.”, ka thënë ai.
Ndryshe më parë qytetarët kanë paralajmëruar për borën në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ e që intervenimi ka qenë i menjëhershëm, pra brenda disa minutave.
Duhet përkujtuar që bora dhe temperaturat shumë të ulëta kanë qenë prezentë përgjatë ditëve të fundit në vend por që kompanitë e shumta janë duke u përkujdesur për rrugë të hapura dhe të pastra në çdo pjesë të Kosovës.
Më poshtë keni edhe fotografi dhe video nga intervenimi i tanishëm në disa rrugë si dhe në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’, të siguruara.
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...