Google ADS

“Shpresoj që Inter të fitojë derbin ndaj Milanit”

18:51 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sulmuesi legjendar, Francesco Totti, ka shprehur dëshirën që skuadra e Interit, të del fituese në derbin ndaj Milanit.

Në këtë fundjavë në Serie A, do të zhvillohet super derbi ndërmjet Milanit dhe Interit, ndeshje kjo që mund të vendos shumëçka.

Francesco Totti thotë se Inter është skuadër më e mirë dhe shpreson se do të fitojë.

“Derbi i Milanos në fundjavë? Shpresoj që të fitojë Interi, sepse është më i fortë krahasuar me Milanin”, tha Totti për RMC Sport.

Vlen të theksojm se Totti u pensionua nga futbolli sezonin e kaluar. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme