Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, është favoriti kryesor për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares së Italisë.
Italiani 47 vjeçari kishte udhëhequr kombëtaren italiane gjatë viteve 2014 dhe 2016, duke dërguar azzurët në çerekfinale të kampionatit evropian që ishte mbajtur në Francë.
Më, pas Conte u larguar për të marr drejtimin e Chelsea, dhe qysh në sezonin e parë me skuadrën angelze e fituan titullin e kampionit, por sezoni i dytë nuk është duke i shkuar mirë.
Italia kishte shkarkuar trajnerin italian, Gian Piero Ventura, në muajin nëntor, pasi kishte dështuar të kualifikonte për në Kupën e Botës, që do të mbahet këtë verë në Rusi.
Legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta, ka deklaruar se trajneri italian, Conte, është zgjedhja më e mirë për kombëtaren.
“Nuk kam vendosur ende, por unë mendoj se Conte është i duhuri”, tha Costacurta.
“Unë do të flas me të për disa muaj. Conte tashmë ka treguar se di të udhëheq një kombëtare, ndërsa tjerët jo”, shtoi Costacurta.
“Kjo nuk do të thotë se Mancini ose Ancelotti nuk do të bëhen, edhe pse Ancelotti është distancuar nga kjo pozitë”, përfundoi ish futbollisti i Milanit.
Costacurta tashmë është në pozitën e zëvendës-komisionerit të federatës së futbollit italian. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...