Google ADS

Veseli: Jam i bindur se Demarkacioni do të kalojë

16:02 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i bindur se në seancën e nesërme do të kaloj Demarkacioni.

Sipas tij, kjo çështje duhet të kryhet pasi është në interes të vendit, shkruan Arbresh.info.

“Jam i bindur se demarkacioni do të kalojë. Duhet të kryhet kjo çështje që është në interes të vendit.  Përgjegjësia është e përbashkët e të gjithë neve por besoj që do të ketë reflektim dhe do ta kalojmë. Ratifikimi duhet të ndodh pasi është interes strategjik i Republikës së Kosovës. Askush nuk ka të drejtë ta merr barrën e patriotizmit se e rëndë është”, ka thënë Veseli.

Për votimin e Demarkacionit nevojiten 80 vota të deputetëve të Kuvendit./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1705502252848193/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme