Ish ylli i Arsenalit dhe Manchester Cityt, Samir Nasri është dënuar për gjashtë muaj për shkak të thyerjeve të rregullave anti-doping.
UEFA ka konfirmuar se 30-vjeçari është dënuar me gjashtë muaj pas një hetimi ndaj të bërë në një klinikë në Los Angeles më dhjetor të vitit 2016, transmeton portali arbresh.info.
Trupi qeverisës i botës së futbollit, i cili hapi procedura disiplinore kundër francezit më 6 mars, ka lëshuar këtë pasdite një deklaratë:
“Lojtari Samir Nasri është gjetur fajtor për shfrytëzim e një metode të ndaluar në përputhje me nën rregullin M2 të Agjencisë Anti – Doping”
“Në këtë kontekst, CEDB (trupi kontrollues, etik dhe disiplinor) ka vendosur për të suspenduar Samir Nasrin për gjashtë muaj për thyrjen e rregullave anti-doping”
“Vendimi ishte marrë më 22 shkurt dhe është i hapur për apel”
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...