Shoferi shpëtoi pa ndonjë lëndim serioz, pasi humbi kontrollin mbi veturë dhe ra nga dhjetë metra lartësi, në një zonë periferike në Portland të Anglisë.
Shërbimet emergjente kaluan më se dy orë në mot shumë të ftohtë, për ta nxjerrë përjashta 50-vjeçarin, transmeton Telegrafi.
Aksidenti që ndodhi rreth mesnatës, bëri që ai të bie nëpër një pjesë shkëmbore dhe të përfundojë në një hapësirë shumë të papërshtatshme.
Megjithëse ka lëndime në shpinë dhe qafë, nuk ka asnjë dëmtim tjetër trupor dhe gjendja e tij shëndetësore është në rregull.
Policia është duke bërë hetime për rastin, që nuk ka shkaktuar ndonjë aksident tjetër, ndërsa viktima ishte duke vozitur i vetëm. /Telegrafi/
Rritja e pensioneve, Murati i reagon opozitës: Çfarë kanë bë...
Shokuese në Indonezi/ Babai shet foshnjën e tij 11-muajshe p...
Nesër mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lo...
Florida në gatishmëri të lartë, uragani “Milton” mund të jet...
Stoltenberg emërohet shef i Konferencës së Mynihut për Sigur...
Evropa në pritje të kundërpërgjigjes së Kinës për tarifat nd...